OBSh në Ukrainë: Rreth tre milionë njerëz do të lëshojnë shtëpitë e tyre

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka dalë me një paralajmërim të ashpër për Ukrainën.

Për shkak të bombardimeve ruse, gjysma e infrastrukturës së Ukrainës është ose e dëmtuar ose e shkatërruar, kështu që ka probleme me furnizim me energji elektrike dhe ngrohje, kjo do të thotë se funksionimi i spitaleve këtë dimër do të jetë i vështirë.

“Ne presim që 2-3 milionë njerëz do të tjerë të largohen nga shtëpitë e tyre në kërkim të sigurisë dhe kushteve për ngrohje”, ka thënë Hans Kluge, Drejtori Rajonal për Evropën në OBSh.

Kluge tha se njerëzit do të përballen me një situatë sfiduese.

“Njerëzit do të përballen me sfida shëndetësore, duke përfshirë infeksionet e frymëmarrjes si COVID-19, pneumoninë, gripin dhe rrezikun serioz të difterisë dhe fruthit”, ka thënë Kluge.

/KlanKosova/

Read Previous

Komandanti i KFOR-it diskuton me Sveçlën për situatën në veri

Read Next

Sveçla: Policia është e gatshme të ofrojë rend dhe siguri