Sveçla në Gjermani, njofton për pjesëmarrje në një takim në kuadër të Procesit të Berlinit

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se po merr pjesë në një takim në në kuadër të Procesit të Berlinit në Gjermani.

Ai ka publikuar një fotografi nga atje bashkë me ambasadorin e Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti.

“Pas pak, fillojmë me takimin e ministerialit të brendshëm në kuadër të Procesit të Berlinit”, shkroi Sveçla.

Njoftimi i tij vjen në kohën kur po diskutohet mundësia e përjashtimit të Kosovës nga Procesi i Berlinit për shkak të ndalesës ndaj importit të mallrave nga Serbia dhe refuzimit për ta hequr atë siç ka kërkuar Gjermania me arsyetimin se shkel parimet e CEFTA-s./Express/

Read Previous

Në OKB diskutohet për t’i dhënë fund pushtimit të territoreve palestineze

Read Next

​Lansohet digjitalizimi i jurisprudencës