Sveçla: Lufta ndaj ilegaliteteve që cenojnë jetën e qytetarëve nuk ka alternativë

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, duke numëruar aksionet e Policisë së Kosovës gjatë ditës së djeshme, përfshirë operacionin në Shtërpcë, ka thënë se “lufta jonë ndaj ilegaliteteve që cenojnë jetën e qytetarëve tanë nuk ka alternativë”.

Sveçla, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “dita e djeshme shënohet me plot suksese në zbatimin e ligjit dhe me plot dëshpërim për shkelësit e tij”.

“Policia e Kosovës në bashkëpunim me Prokurorinë ka sekuestruar dje kamerat e vendosura dhe të kontrolluara ilegalisht nga strukturat paralele në Komunën e Shtërpcës, si dhe janë sekuestruar pajisje dhe dosje të ndryshme të tyre”, ka shkruar Sveçla, transmeton Telegrafi.

Më tej Sveçla ka thënë se “Dogana e Kosovës bashkë me njësitet policore kufitare po ashtu dje kanë konfiskuar mbi 6 ton mallra të kontrabanduara nga Serbia”.

“Njësitet policore të antidrogës kanë përfunduar me sukses operacionin në Ivajë të Kaçanikut me ç’rast janë konfiskuar mbi 5 kilogramë marihuanë dhe pajisje për mbjelljen dhe kultivimin e substancës narkotike”, ka shkruar ai.

“Po ashtu, në Zveçan, Policia ka konfiskuar pajisje për prodhimin e kriptovalutave në vlerë prej 55 mijë euro dhe substancë narkotike të llojit marihuanë”.

Ministri Sveçla ka thënë se “lufta jonë ndaj ilegaliteteve që cënojnë jetën e qytetarëve tanë nuk ka alternativë. Dita e djeshme shënohet me plot suksese në zbatimin e ligjit dhe me plot dëshpërim për shkelësit e tij”.

Policia e Kosovës dje ka zbatuar urdhrin e Gjykatës së Ferizajt për bastisjen e katër lokacioneve në Shtërpcë dhe largimin e kamerave të vendosura nga strukturat ilegale.

Prokurori Rasim Maloku tha se po zbatohet një urdhëresë e Gjykatës si dhe po bastisen pesë lokacione që i kontrollojnë strukturat ilegale.

Dogana e Kosovës dje ka  njoftuar se njësitet e anti-kontrabandës kanë parandaluar në kuadër të planit operativ kanë arritur që të identifikojnë edhe rastin e pestë, respektivisht edhe një automjet që transportonte mallra të kontrabanduara në veri të vendit.

Dogana e Kosovës njofton se njësitet e anti-kontrabandës kanë parandaluar katër raste të tentim kontrabandës në regjionin e Mitrovicës.

Sipas njoftimit, zyrtarët kanë identifikuar automjetet e dyshimta të cilat edhe janë ndaluar në orët e mëngjesit.

Automjete transportuese bartnin mallra të kontrabanduara nga Serbia.

/Telegrafi/

Read Previous

Nuk kishte leje pune, Zvicra e gjobit dhe dëbon qytetarin e Kosovës

Read Next

Nagavci fton prokurorinë të veprojë: Gjetjet e Auditorit për tekstet shkollore janë shqetësuese