Ministri i Punëve të Brendshme në detyrë, Xhelal Sveçla, ka kujtuar sot ngjarjet e 29 majit 2023, kur në komunën e Zveçanit dhe pjesë të tjera të veriut të vendit ndodhën sulme të dhunshme ndaj pjesëtarëve të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës.
“Dy vite prej kur bandat kriminale, të drejtuara dhe organizuara nga Beogradi, plagosën dhjetëra ushtarë të KFOR-it dhe sulmuan Policinë e Kosovës me qëllim moslejimin e marrjes së detyrës nga kryetarët në katër komunat në veri të vendit. Ngjarja më e dhunshme ndodhi më 29 maj 2023 në Zveçan”, ka shkruar Sveçla në një postim në Facebook.
Ai ka theksuar se situata sot është krejtësisht ndryshe. “Sot, bandat janë shpartalluar, ndërkohë që kryetarët punojnë normalisht dhe qytetarët marrin shërbimet e nevojshme. Zveçani dhe veriu sot frymojnë ndryshe”, ka përfunduar Sveçla.
/rtk