Sveçla: Aksioni i konfiskimit të kokainës u krye në koordinim me policinë gjermane

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka dhënë detaje për aksionin e Policisë së Kosovës në rajonin e Prishtinës, gjatë të cilit u gjetën dhe u konfiskuan 2.5 kg kokainë, armë e automjete.

Sveçla ka bërë të ditur se ky aksion është zhvilluar në koordinim të plotë me policinë gjermane.

Gjatë këtij aksioni në prangat e policisë ka përfunduar një person i dyshuar për kontrabandë me naroktikë.

“Po ashtu, policia konfiskoi edhe 2.5kg kokaine, 3 armë (revole, automatike), karikatorë, qindra fishekë, si dhe dy automjete”, shkroi ministri në Facebook.

“Mbetemi të përkushtuar maksimalisht që të punojnë ngushtë me partnerët tanë për të parandaluar dhe luftuar, tregtinë e paligjshme të drogës dhe formave të tjera të rënda të krimit të organizuar ndërkombëtar”, ka përfunduar ai./Gazeta Sinjali/

Read Previous

Kapen 2.5 kg kokainë në Prishtinë

Read Next

​Koha kur morri fund tregtia e skllevërve nga Afrika