Superliga e Kosovës në futboll vazhdon sot me dy superduele

Superliga e Kosovës në futboll, vjen sot me dy ndeshjet e radhës në kuadër të xhiros së gjashtë.

Ferizaj i bën ‘konak’ Llapit, në një duel që parashikohet të sjellë sfidë interesante pasi pikët janë të rëndësishme për të dy skuadrat.

Joshëse pritet të jetë edhe dueli mes Suharekës dhe Feronikelit ’74. Skuadra e Suharekës po bën një sezon mjaft të mirë, derisa Nikli akoma nuk e ka shijuar fitoren në këtë sezon të garave.

Kjo xhiro do të mbyllet të dielën pasdite me dy ndeshjet e fundit të kësaj fundjavë, ku spikat përballja mes Dritës dhe Ballkanit, derisa sfidë interesant pritet të jetë edhe në stadiumin ‘Liman Gegaj’ në Malishevë, ku Malisheva pret Gjilanin.

Superliga /Java e gjashtë

Sot takohen:

Ferizaj-Llapi

Suhareka-Feronikeli ‘74

Të dielën takohen:

Malisheva-Gjilani

Drita-Ballkani

Të gjitha ndeshjet fillojnë në orën 15:00. /RTKLive

Read Previous

Arabia Saudite i frenon bisedimet për lidhjet me Izraelin

Read Next

Scholz përballet me kërcënimin e ekstremit të djathtë në zgjedhjet rajonale