Superliga e Kosovës në futboll, sot zhvillohen dy ndeshje

Sot (e shtunë) janë në orar për t’u zhvilluar dy ndeshje në kuadër të javës së 15-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Të premten nisi xhiro e 15-të, ku Ballkani fitoi me rezultat 2-0 ndaj Malishevës në udhëtim, ndërsa sot janë në orar dy ndeshje tjera.

Në ndeshjen e parë, Feronikeli ’74 e pret Lirinë në ndeshjen që pritet të zhvillohet në stadiumin “Rexhep Rexhepi”.

Në takimin tjetër, Fushë Kosova është nikoqir i Dukagjinin në ndeshjen që do të luhet në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan.

Të dy ndeshjet pritet të fillojnë nga ora 13:00. 

/Telegrafi/

Read Previous

Klitschko: Kievi është goditur nga një sulm masiv me dron gjatë natës

Read Next

Man City – Liverpool: Analizë, statistika dhe formacionet e mundshme