Superliga e Kosovës: Ballkani, Prishtina e Drita vazhdojnë garën për titull

Superliga e Kosovës vazhdon sot me disa ndeshje tejet interesante në kuadër të xhiros së 31.

Skuadrat si Ballkani, Prishtina e Drita do të zhvillojnë ndeshje sot për të vazhduar garën drejt titullit të Superligës, përcjell KosovaPress.

Drita do të zhvillojë ndeshje si mysafire kundër Besës së Pejës, Prishtina pret në shtëpi skuadrën e Trepçës ’89, dhe kryendeshja e kësaj jave do të jetë mes Ballkanit dhe Llapit.

Pas 30 xhirosh, tabela kryesohet nga Ballkani me 64 pikë, aq sa ka edhe Drita në vendin e dytë, ndërsa Top 4 e mbyllin Prishtina me 63 pikë dhe skuadra e Gjilanit me 43 pikë.

Në anën tjetër, lufta për mbijetesë vazhdon të ashpërsohet, ku në vendin e nëntë gjendet skuadra e Arbërisë me gjithsej 33 pikë, një pikë më pak se vendi i tetë Drenica, kurse në vendin e fundit gjendet Besa e Pejës me vetë 10 pikë.

Programin e plotë të ndeshjeve në Superligën e Kosovës e gjeni më poshtë.

15:00 FC Ballkani (1) – KF Llapi (5) (Stadiumi Suva Reka City)

15:00 FC Besa (10) – Drita (2) (Stadiumi Shahin Haxhi-Islami)

15:00 Gjilani (4) – Drenica (8) (Stadiumi i qytetit të Gjilanit)

15:00 Prishtina (3) – Trepça ’89 (7) (Stadiumi Fadil Vokrri)

Read Previous

Për 24 orë Policia e Kosovës gjobiti 926 qytetarë për mosrespektim të masave antiCOVID-19

Read Next

Kurti nis takimet në Bruksel, kërkon liberalizimin e vizave