Për 24 orë Policia e Kosovës gjobiti 926 qytetarë për mosrespektim të masave antiCOVID-19

Policia e Kosovës në vazhdimësi është dukë shqiptuar tiketa për të gjithë qytetarët të cilët nuk i kanë respektuar masat antiCOVID-19 nga institucionet shëndetësore si dhe Qeverisë për parandalimin  e përhapjes së  COVID-19.

Për 24 orë janë shqiptuar 926 tiketa ndaj qytetarëve për mosrespektim të masave për Ligjin e Pandemisë.

Ndërkaq, Ligji për Pandeminë ka 29 nene, ndërsa rregullon çështjen e parandalimit, menaxhimit dhe kontrollit të pandemisë COVID-19.

Në nenin 24 pika 5 të këtij Ligji, të gjithë ata të cilët nuk mbajnë maskë do të dënohen me 35 euro./Telegrafi/

Read Previous

Liverpool do provojë të nënshkruajë me Jadon Sancho nëse Mohamed Salah largohet gjatë verës

Read Next

Superliga e Kosovës: Ballkani, Prishtina e Drita vazhdojnë garën për titull