Superiorja e Shqipërisë në futboll po shkon drejt ndryshimit të fortmatit

Abissnet Superiorja e Shqipërisë po shkon drejt ndryshimit të fortmatit. Aktualisht, kampionati elitar i futbollit në vend përbëhet nga 10 skuadra, të cilat përballen katër herë me njëra-tjetrën në një sezon të rregullt (36 javë)

Duke parë zhvillimin jo shumë të madh të futbollit me formatin aktual, ka lindur nevoja që Superiorja të ndryshojë. Në këtë mënyrë do të shmangen tolerimet dhe meritokracia në fushë do të jetë më e madhe.

Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) është konsultuar me ekspertët e UEFA-s për ndryshimin e formatit të ligës. Me këta të fundit që kanë propozuar katër formate të ndryshme, siç bëri me dije federata të premten, 7 korrik.

Këtë të shtunë në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”, në Tiranë, u mbajt një mbledhje e posaçme për të shpjeguar strukturën e re të Superiores. Të pranishëm ishin kreu i FSHF-së, Armand Duka, së bashku me zyrtarë të tjerë të federatës, si dhe 10 krerët e klubeve të Superiores.

Në fjalën e tij, të mbajtur para të pranishmëve, Duka theksoi rëndësinë e ndryshimit të strukturës së kampionatit.

“Objektivi për këtë propozim ose të propozojmë me më shumë garë, me tendencën për të pasur më shumë spektatorë, për të promovuar më shumë kampionatin shqiptar, për t’i dhuruar spektatorëve ndeshje me më shumë nivel kompetitiv”, tha Duka fillimisht.

“Për këtë departamenti i garave, përveç studimeve që ka bërë në të gjithë kampionatet e Europës, në bashkëpunim me UEFA-n ka nxjerrë disa propozime”.

“Bëjmë këtë konsultim, pastaj të marrim një vendim për të ndryshuar diçka në sezonin 2024-25, ose dhe në sezonin e ardhshëm, ose të qëndrojmë kështu siç jemi”.

“Padyshim që skemat e propozuara, që do të ketë më shumë spektatorë në stadium, duke shfrytëzuar dhe ‘Air Albania’-n, do të jetë më mirë, apo me të ardhura më shumë për klubet dhe me më shumë tifozë”, vijoi kreu i FSHF-së.

Përsa i përketë skemës së re të kampionatit, Duka foli për një strukturë me 10 ekipe, si aktualja, por ndryshimi do të jetë përfshirja e fazës play-off për të shpallur ekipin kampion.

“Nga studimet në fakt që kemi bërë dhe nga materiali që kemi përgatitur, janë disa karakteristika pozitive që i kemi ne, diferenca me vendin e parë me të fundit nuk është dhe aq e madhe”, theksoi ai.

“Për të shkuar përpara ne pretendojmë akoma dhe më shumë. Mendohet që të fillohet siç ka qenë me 10 skuadra, me tre ose katër faza dhe pastaj ose të ketë një finale me katër skuadra në skema të ndryshme, ose ndarje me play off, kryesisht këto ndeshje të luhen në ‘Air Albania’”.

“Këto ndeshje të kthehen derbi jo vetëm Tirana, Partizani, Dinamo, por edhe me skuadrat e tjera”, tha ndër të tjera Presidenti Duka.

/albanianpost/

Read Previous

BE akordon 90 miliardë euro për prodhimin e çipave

Read Next

Java e dytë e korrikut me temperatura të larta, IHMK kërkon nga qytetarët të mos ekspozohen në diell