Superliga e Kosovës në basketboll i rikthehet aksionit këtë vikend, ku do të kemi disa super ndeshje në kuadër të xhiros së nëntë të këtij edicioni.
Të shtunën do të zhvillohet vetëm një ndeshje, ku me fillim nga ora 19:00 skuadra e Rahovecit përballet me Vëllaznimin, raporton KosovaPress.
Ndërkaq dita e diele do të jetë fantastike për tifozët e basketbollit kosovar, ku nga ora 17:00 zhvillohet super ndeshja mes Sigal Prishtinës dhe Yllit, ndërsa me fillim nga ora 19:00 luhet derbi mes Bashkimit dhe Trepçës.
Xhiro e 9-të
E shtunë
19:00 Rahoveci – Vëllaznimi
E diel
17:00 Sigal Prishtina – Golden Eagle Ylli
19:00 Bashkimi – Trepça