Sulmoi policët në gjendje të dehur, arrestohet një femër

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një femër në Prishtinë, pasi e njëjta në gjendje të dehur kishte sulmuar zyrtarët policorë.

Rasti ka ndodhur ditën e enjte, rreth orës 23:00.

“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi e njëjta në gjendje të dehur ka penguar dhe sulmuar zyrtarët policorë gjatë kryerjes së detyrës. E dyshuara me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, bëhet e ditur në njoftim. /Telegrafi/

Read Previous

Mbi 2 mijë gjoba trafiku në 24 orët e fundit

Read Next

KFOR: Policia e Kosovës na njoftoi për arrestimin e tre serbëve vetëm një ditë më vonë