Sulmohet xhamia dhe shkolla fetare në Konduz, të paktën 33 viktima

Gjatë lutjeve të djeshme (22 prill) mbetën të vrarë të paktën 33 vetë dhe 43 të tjerë u plagosën pas një sulmi në xhami dhe shkollë fetare në Konduz, Afganistanin verior. Sipas autoriteteve vendase, një pjesë e mirë e viktimave janë studentë. 

Zaibulah Mujahid, zëvendësministri i Kulturës dhe Informacionit taliban, tha se sulmi ndodhi në qytetin Imam Saheb në provincën Kunduz dhe se talibanët e dënuan krimin dhe shprehën ngushëllimet e tyre më të thella për viktimat. Sulmi i sotëm është i fundit në një seri sulmesh vdekjeprurëse në të gjithë Afganistanin.

Deri më tani, askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin, por dega afgane e të ashtuquajturit Shteti Islamik mori sot përgjegjësinë për një seri bombash të kryera një ditë më parë.

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Burimi: BBC, CNN

Read Previous

100 njerëz në Kaliforni hapën shtëpitë e tyre për ukrainasit në nevojë

Read Next

Pajisja Jetson One që mund ta pilotojë secili