Pajisja Jetson One që mund ta pilotojë secili

Start-upi suedez, Jetson, që ndan emrin me personazhin vizatimor të epokës së viteve 60-ta ka shpërndarë një video të pajisjes së saj të ngjashme me “Star Wars”, duke fluturuar mbi kodrat në Toskanë.

Gjatë gjithë kohë, Jetson ka theksuar se po ndërtonte një automjet të qasshëm që do të ishte argëtuese për këdo që do ta pilotonte.

Bazuar në videon e re duket se ata e kanë arritur pikërisht këtë.

Videoja, e cila zgjat vetëm dy minuta, u ngarkua në llogarinë YouTube të kompanisë në fillim të kësaj jave.

Në të, ju mund të shihni pajisjen Jetson One që ngrihet nga lëndina e një vile toskane dhe duke qarkulluar rreth kodrës aty pranë të mbuluar me pemë. /Telegrafi/

Read Previous

Sulmohet xhamia dhe shkolla fetare në Konduz, të paktën 33 viktima

Read Next

Shoferi merr një gjobë të madhe pasi rafti i biçikletave ia mbuloi targat e veturës