Shoferi merr një gjobë të madhe pasi rafti i biçikletave ia mbuloi targat e veturës

Oscar Castellanos dhe gruaja e tij shijuan një fundjavë me biçikleta. Megjithatë, pasi u kthyen në qytet dhe hoqën biçikletat e tyre nga rafti, ata u ndaluan nga një oficer policie në Calgary dhe u gjobitën për një arsye të qartë – rafti i zbrazët i biçikletave po mbulonte targën e automjetit, transmeton Telegrafi.

Sipas raportit të CTV News, Castellanos u gjobit me 128 dollarë për shkeljen në fjalë. Sipas një rregulli të Aktit të Sigurisë së Autostradave të Albertës thuhet:

“Asnjë person nuk mund të drejtojë një automjet nëse targa nuk është e lidhur mirë në përputhje me këtë rregullore, e lexueshme dhe e dukshme gjatë gjithë kohës”.

“Jam i sigurt se nuk jam i vetmi që kam një raft për biçikleta dhe tani nuk jam i sigurt se cila është mënyra e duhur për të mbajtur biçikletat e mia?”, Castellanos tha për CTV News.

Disa prodhues të rafteve të biçikletave, si Thule, kanë tashmë mbajtës të targave në pjesën e pasme të rafteve të biçikletave. /Telegrafi/

Read Previous

Pajisja Jetson One që mund ta pilotojë secili

Read Next

Moti në Gjakovë gjatë tri ditëve