Sulmohet me bombë autobusi i burgut në Turqi

Një person humbi jetën dhe katër të tjerë mbetën të plagosur pas një sulmi me bombë ndaj një autobusi që transportonte rojet e burgut në provincën veriperëndimore të Bursës në Turqi.

Guvernatori i provincës, Yakup Canbolat, bëri me dije se shpërthimi mendohet të jetë shkaktuar nga një bombë artizanale, ndërsa shtoi se dhe të plagosurit ndodheshin në gjendje kritike për jetën.

Automjeti po udhëtonte në një zonë të banuar të Bursës dhe ishte afër një stacioni metroje kur pajisja shpërtheu. Mendohet se bomba ishte e telekomanduar dhe ishte vendosur në anë të rrugës.

Sulmet terroriste në qytetet e mëdha janë të rralla në ditët e sotme, falë një fushate të gjerë kundër terrorizmit që synon PKK  dhe Daesh, dy kërcënime të mundshme të sigurisë. Sulmet e fundit terroriste në shkallë të gjerë ndodhën në vitin 2017 në Stamboll, kur një i armatosur i DEASH-it vrau 39 persona gjatë festimeve të Vitit të Ri./A2news/

Read Previous

Kurti do të udhëtojë në SHBA, për të marrë pjesë në varrimin e Albright

Read Next

KRU “Gjakova” realizon një tjetër projekt të rëndësishëm