Sulmohet fizikisht një polic në Vushtrri

Janë arrestuar dy persona në Vushtrri, pasi të njëjtit, i kanë penguar zyrtarët policorë  në kryerje të detyrës.

Ndërkaq, njërin nga zyrtarët policor është sulmuar fizikisht, të cilit i janë shkaktuar  lëndime trupore  për çka dhe ka pranuar tretman mjekësor.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit derisa ishin në veturë duke mos i respektuar urdhrat i kanë penguar zyrtarët policorë  në kryerje të detyrës zyrtare, e kanë sulmuar fizikisht njërin nga zyrtarët të cilit i kanë shkaktuar  lëndime trupore  për çka dhe ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë./indeksonline/

Read Previous

El Ghazi do të dhurojë 500,000 euro nga pagesa e tij në Mainz për fëmijët e Gazës

Read Next

Ademi: Nuk më ka pëlqyer bashkëpunimi i FSHF-së me Serbinë