Përmes një komunikate të lëshuar për media Policia e Kosovës, konkretisht Stacioni Policor në Gjakovë ka njoftuar se drejtori i urbanizmit të komunës së Gjakovës është sulmuar fizikisht nga një person i panjohur. https://www.syri-vision.tv/
” Me datë 03.04.2021 rreth orës 15:30, viktima e lartëcekur ( drejtor i urbanizmit në KK Gjakovë) është paraqitur në stacionin policor dhe i njëjti ka deklaruar se derisa ishte në një lokal, aty kishte shkuar një person dhe iu kishte drejtuar atij me fjalët “A nuk gjete dikujt tjetër bashk dajës tim me ja bo qeshtu a” dhe pas këtyre fjalëve i njëjti e kishte goditur me boks viktimën duke i shkaktuar lëndime në hundë dhe ia kishte thyer syzet. https://www.syri-vision.tv/
Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Sipas viktimës deri te konflikti kishte ardhur për shkak të një toke ku i dyshuari pretendon se e njëjta është e dajës së tij dhe kërkon nga viktima që të mos ia jap askujt tjetër për ndërtim” thuhet mes tjerash në njoftimin e policisë.
Me të pranuar këtë informatë Policia e Kosovës ka filluar ta kërkojë të dyshuarin mirëpo I njëjti nuk është hasur. Në lidhje me rastin është kontaktuar prokurori kujdestari. Rasti vazhdon të jetë nën hetime.https://www.syri-vision.tv/