Kryeministri suedez, Ulf Kristersson i bëri thirrje Bashkimit Evropian që të forcojë kontrollet kufitare dhe sigurinë e brendshme pasi një person i armatosur vrau dy suedezë në Bruksel të hënën.
Dy suedezë u qëlluan për vdekje dhe një i tretë u plagos në qendër të Brukselit të hënën mbrëma, ndërsa Belgjika priste Suedinë për një ndeshje futbolli.
Një burrë që e identifikoi veten si anëtar i Shtetit Islamik mori përgjegjësinë në një video të postuar në internet, shkruan Reuters.
Policia në Bruksel më vonë qëlloi dhe plagosi një 45-vjeçar tunizian të dyshuar për vrasjet. I dyshuari vdiq në spital nga plagët e tij, thanë autoritetet belge.
“Të gjitha indikacionet janë se ky është një sulm terrorist që synon Suedinë dhe qytetarët suedezë vetëm për shkak se ata janë suedezë,” tha Kristersson në një konferencë për shtyp./Sinjali/