Sulmi rus në Ukrainë mund të shkaktojë krizë globale ushqimore

Agresioni rus në Ukrainë mund ta detyrojë botën shumë shpejt të përballet me një krizë ushqimore që mund të zgjasë për vite të tëra. Autoritetet thonë se lufta ka përkeqësuar sigurimin e nevojave bazë ushqimore sidosmos në vendet e varfra, pas rritjes së menjëhershme të çmimeve. 

Konflikti mes vendeve ka ndërprerë furnizimet nga portet e Ukrainës, të cilat dikur eksportonin sasi të mëdha vaji gatimi, apo drithëra si misri dhe gruri. Rrjedhimisht kjo ka ulur ofertën globale dhe ka bërë që çmimi i alternativave të rritet. Çmimet globale të ushqimeve janë pothuajse 30% më të larta se e njëjta kohë e vitit të kaluar, sipas OKB-së.

Sipas ekspertëve, kjo luftë, kombinuar me efektet e ndryshimeve klimaterike dhe pandeminë, po kërcënon me miliona njerëz në të gjithë botën me uri masive dhe kequshqyerje.

Burimi: CNN, BBC

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Read Previous

Mbrojtja e Thaçit kërkon të bëhet i ditur identiteti i dëshmitarëve gjashtë muaj para gjykimit

Read Next

Arbitrat e Botërorit, merret vendimi historik