Sulmi në Tel Aviv, të paktën 5 persona humbin jetën

5 persona kanë mbetur të vrarë dhe shumë të tjerë janë plagosur pas sulmeve pranë Tel Aviv-it, në Izrael. 

Autoritetet izraelite bënë të ditur se njëri nga sulmet ndodhi në Bnei Brak, një qytezë e banuar nga ortodoksë, ku humbën jetën 2 persona dhe 3 të tjerë morën plagë të rënda. Ndërsa pjesa tjetër e viktimave u regjistruan në qytetin Ramat Gan. Mes të vrarëve mësohet të jetë edhe një polic i cili po përballej fizikisht me një nga autorët e ngjarjes.

Ky është sulmi i tretë brenda një jave në Izrael, pasi të dielën në veri të vendit u vranë dy oficerë policie në një sulm me armë zjarri të organizuar nga ISIS. Në 22 mars, 4 civilë të tjerë izraelitë mbetën të vdekur pas një sulmi me thikë. 

Ndërsa më 22 mars, 4 civilë izraelitë u vranë në një sulm me thikë.

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë
Burimi: CNN, The Guardian

Read Previous

ShBA autorizon dhënien e dozës së katërt të vaksinës kundër Covid-19

Read Next

Mariupol, qytet fantazmë – Irpini, i shkatërruar