Sulmi në Banjskë, Hasani: Nuk i qohet ushtria fqinjit tek kufiri

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvlla, ka kërkuar sërish nga bashkësia ndërkombëtare që të dënojë Serbinë për aktin e agresionit ndaj Kosovës, më 24 shtator të vitit 2023.

Kryediplomatja kosovare pas takimit me homologun e saj nga Shqipëria, Igli Hasani, tha se Kosova dhe Shqipëria duhet të kenë unifikim, koordinim dhe bashkëveprim të politikës se jashtme.

Në anën tjetër, shefi i diplomacisë kosovare, Igli Hasani, theksoi se autorët e sulmit kriminal dhe terrorist në Banjskë duhet të dalin para drejtesisë.

Ai nënvizoi se Shqipqria është një aleat të përjetshëm i Kosovës.

“Nuk i qohet ushtria fqinjit tek kufiri. Të gjithë jemi të qartë se garancia më e madhe për sovranitetin e Kosovës është NATO, ku edhe Shqipëria bën pjesë”, tha ai.

Read Previous

Zbulohen të gjitha votat nga kapitenët dhe përzgjedhësit në çmimet “The Best 2023” për lojtarin më të mirë

Read Next

Ish-sekretari i Kuvendit, Ismet Krasniqi emërohet këshilltar i presidentes Osmani