Personi që vrau tre persona në një sulm me motive racore në Florida ka shkruar për urrejtjen e tij ndaj njerëzve me ngjyrë.
Të paktën kështu konfirmoi Policia, e cila tha se 21-vjeçari Ryan Christopher Palmeter qëlloi 11 plumba në drejtim të një gruaje të ulur në makinën e saj në Jacksonville, përpara se të hynte në një dyqan dhe të qëllonte dy persona të tjerë.
Sherifi T K Waters tha se më pas e ktheu armën kundër vetes.
Kryebashkiaku Donna Deegan tha se ishte një “krim i mbushur me urrejtje”.
Në një konferencë shtypi të dielën, Waters konfirmoi se Palmeter nuk kishte histori të mëparshme kriminale dhe jetonte me prindërit e tij në Clay County.
Palmeter ishte autor i disa manifesteve, për prindërit e tij, mediat dhe agjentët federalë.
Waters tha se ato manifeste “detajonin ideologjinë e neveritshme të urrejtjes për sulmuesit”.
Waters tha se Palmeter ishte ndaluar për një kohë të shkurtër për 72 orë në 2017 sipas Aktit Baker, legjislacioni i shëndetit mendor që lejon ndalimin e pavullnetshëm të një individi për trajtim.
Por sherifi tha se armët e tij ishin blerë legalisht.
Ai u bëri thirrje njerëzve që të mos “kërkojnë kuptim në një akt të pakuptimtë dhune”.
Waters konfirmoi gjithashtu se Palmeter i la disa njerëz të dilnin nga dyqani pa i lënduar.
Ndërkaq presidenti amerikan, Joe Biden, deklaroi të dielën se “supremacia e të bardhëve nuk ka vend në Amerikë”.
Waters emëroi viktimat, duke thënë se personi i armatosur u kap në video.
Sherri Onks, agjentja speciale e ngarkuar me zyrën e FBI në Jacksonville, tha se zyrtarët federalë kishin hapur një hetim për të drejtat civile dhe do ta ndiqnin incidentin si një krim urrejtjeje. /Albanianpost.com