Sulmi me granata në stacionin policor, reagon kryetari i komunës së Zveçanit

Foto: KosovaPress

Kryetari i Komunës së Zveçanit Ilir Peci, ka reaguar lidhur me hedhjen e dy granatave në stacionin policor në këtë komunë, incident që ndodhi mbrëmë.

Peci tha se ky është një akt i papranueshëm dhe një kërcënim serioz ndaj sigurisë publike.

Ai tha se ky rast ka tronditur jo vetëm qytetarët tanë, por gjithashtu ka cënuar institucionet e rendit dhe ligjit.

“Ky veprim kriminal është një sulm ndaj shtetit ligjor dhe nuk do të tolerohet. Si Kryetar i Komunës, angazhohem për të siguruar se do të ndërmerren të gjitha masat e nevojshme për të garantuar sigurinë e qytetarëve tanë dhe për të mbështetur institucionet e rendit dhe ligjit në çdo hap të hetimeve dhe procedurave ligjore”, tha Peci. /Klankosova.tv/

Read Previous

Gjykata e Posaçme lë në fuqi masat për grupin e Suel Çelës

Read Next

Franca rrit përpjekjet për t’i mbajtur adoleshentët larg rrjeteve sociale