Sulmi me dy të vrarë në Zvicër, arrestohet autori

Policia ka arrestuar një 36 vjeçar, autor i sulmit me dy të vrarë në Sion të Zvicrës. Autori u arrestua në rajonin Saint-Léonard, tha policia. Mëngjesin e djeshëm, rreth orës 8, personi i armatosur ka qëlluar dhe ka vrarë një grua 34-vjeçare.

Sipas gazetës lokale Le Nouvelliste, ai kishte ngacmuar disa herë një grua, duke kërkuar të kishte një marrëdhënie me të. Ndaj tij kishte nisur një hetim paraprak, pas denoncimit të bërë nga gruaja.

Viktima e dytë ishte një 41-vjeçar, drejtues i një kompanie lokale për të cilën punonte autori. Nga të shtënat me armë zjarri ka mbetur i plagosur një sekretar 49-vjeçar i së njëjtës kompani, i cili ka tentuar të lajmërojë autoritetet.

Sulme të tilla janë të rralla në Zvicër dhe policia vendosi forca të shumta për të  gjetur sa më parë autorin.

/abcnews.al

Read Previous

Ambasadori Malaj flet për draft-statutin e Asociacionit, tregon se a përmban elemente nga propozimi i Ramës

Read Next

Zelensky do t’i drejtohet sot Kongresit amerikan, apeli i fundit për mbështetjen e vendit të tij