Sulmi me armë në ShBA, reagon Kurti: Jemi me familjet e viktimave

22 persona humbën jetën dhe 60 të tjerë u plagosën nga një seri të shtënash në dy zona të ndryshme të qytetit Lewiston në verilindje të Shteteve të Bashkuara.

Një person i armatosur hapi zjarr ndaj të pranishmëve në një sallë lojërash bowling.

Policia u njoftua për të shtëna disa minuta më vonë edhe në një bar rreth 6 kilometra larg vendit të ngjarjes.

Për rastin ka reaguar edhe kryeministri Albin Kurti.

“Me pikëllim të thellë dëgjova për të shtënat tragjike në Maine”.

“Ne qëndrojmë në solidaritet me njerëzit e Maine, veçanërisht me familjet e viktimave dhe shprehim mbështetjen tonë të plotë për zbatimin e ligjit, pasi ata punojnë me zell për të gjetur autorin dhe për të siguruar që drejtësia të vihet në vend”.

/GazetaSinjali/

Read Previous

Von der Leyen: Hetimet për sulmin në Banjskë po vazhdojnë

Read Next

Samiti i BE-së, Scholz thekson mbështetjen e shtetit gjerman për Izraelin