Sulmi i 7 tetorit në Izrael, jep dorëheqjen kreu i një njësie elitare të inteligjencës ushtarake

Pas dështimit të agjencisë për të penguar sulmin e 7 tetorit nga Hamasi, kreu i një njësie elitare të inteligjencës ushtarake të Izraelit njoftoi dorëheqjen.

“Komandanti i Njësisë 8200, brigadieri Yossi Sariel, ka informuar vendimin e tij për të dhënë dorëheqjen”, u tha në një deklaratë të ushtrisë.

Agjencia e inteligjencës ushtarake izraelite, e fajësuar për dështimin e 7 tetorit, ka përjetuar një krizë të paprecedentë dhe komandanti i saj, gjenerali Aaron Haliva, ishte oficeri i parë i lartë ushtarak izraelit që dha dorëheqjen, në prill 2024. /abcnews.al

Read Previous

FFK dhe Ademi kujtojnë ndeshjen mes Flamurtarit dhe Prishtinës, e para pas pavarësimit të futbollit kosovar

Read Next

Papa Françesku përfundon turin 12-ditor në Azi dhe Oqeani, udhëtimi më i gjatë i tij