Sulmet ndaj policisë në Veri, reagon edhe UNMIK-u

Policia e Kosovës ka qenë cak i sulmeve nga kufiri me Serbinë. Disa patrulla policore për dy ditë rresht janë gjuajtur me armë e mjete piroteknike.

Për këto ngjarje kanë reaguar institucionet vendore dhe ato të huaja.

Edhe UNMIK ka dënuar rastin duke bërë thirrje që autorët të mbajnë përgjegjësi.

Përfaqësuesja Speciale e Sekretarit të Përgjithshëm dhe Shefja e UNMIK-ut, Caroline Ziadeh, ka thënë se sundimi i ligjit është themelore për siguri.

“Sundimi i ligjit është themelor për paqen dhe sigurinë. Ne u bëjmë thirrje të gjithëve të ushtrojnë vetëpërmbajtje dhe të shmangin çdo përshkallëzim të mëtejshëm”, u shpreh Ziadeh.

Ndërkaq ambasadat dhe Bashkimi Evropian kanë bërë thirrje që Institucionet e Kosovës të shmangin gjuhën e tensioneve.

/GazetaSinjali/

Read Previous

Zgjedhjet në Francë, përcaktuese për politikën e BE-së ndaj Ballkanit

Read Next

Rikthehet në bankat shkollore në moshën 90-vjeçe, njihuni me italianen që Lufta e Dytë Botërore ia ndërpreu shkollimin