Sulmet izraelite në Rafah, mblidhet KS i OKB-së

Këshilli i Sigurimit (KS) i Kombeve të Bashkuara do të mbajë takim urgjent, pas sulmeve izraelite që kanë lënë të vrarë dhjetëra persona të zhvendosur në një kamp në Rafah të Gazës.

Sulmet e fundjavës kanë lënë të vdekur rreth 45 persona, gjysmat fëmijë dhe gra, sipas autoriteteve shëndetësore palestineze. Sulmi ka nxitur kritika ndërkombëtare. Shumë shtete arabe e kanë quajtur sulmin si “masakër”, ku viktimat kanë mbetur të copëtuar e të djegur.

Nga ana tjetër, Izraeli ka thënë se ky është një aksident tragjik dhe po kryen hetime për këtë. Gjatë tre javëve të fundit, ofensiva e Izraelit në Rafah ka dërguar gati një milion palestinezë të largohen nga qyteti jugor i Gazës dhe shpërndahen nëpër një zonë të gjerë. Situata është përkeqësuar nga një rënie dramatike në sasinë e ushqimit, karburantit dhe furnizimeve të tjera që arrijnë në OKB dhe grupe të tjera ndihme për t’i shpërndarë popullsisë. /Alsat.mk

Read Previous

Gjermania me rritje të numrit të shtetasve të rinj

Read Next

Parku i qytetit, edhe këtë vit i zbukuruar nga sektori privat