Sulm me thikë në Paris, plagosen 6 persona, autori qëllohet nga policia

Të paktën gjashtë persona kanë mbetur të plagosur nga një sulm me thikë në stacionin qendror hekurudhor “Gare Du Nord” të Parisit, ku njëri nga ta është në gjendje kritike.

Sipas autoriteteve franceze, një person nisi t’i sulmonte njerëzit me thikë në orën 6:45 të mëngjesit, ndërsa disa policë hapën zjarr ndaj tij, teksa bëhet e ditur se i dyshuari u plagos, i cili po ashtu është në gjendje kritike, sipas një zëdhënësi të prokurorisë, shkruan CNN.

Ndërsa, operatori francez hekurudhor, SNCF, ka bërë të ditur se është vendosur një perimetër sigurie, por stacioni po vazhdon të funksionojë normalisht.

/KlanKosova/

Read Previous

Brazili urdhëron arrestimin e zyrtarëve të lartë

Read Next

Zelensky: Nuk do të ketë Luftë të Tretë Botërore