Sulm me armë në një festë, të paktën 10 të plagosur

Të paktën dhjetë persona, pjesa më e madhe e të cilëve adoleshentë, u plagosën nga të shtënat me armë zjarri në një festë të madhe në Madison të Wisconsi.

Qindra të rinj ishte mbledhur në këtë festë gjigante për të shënuar fillimin e pushimeve verore, kur papritur u dëgjuan të shtënat masive.

Nëntë prej të rinjve u plagosën nga të shtënat me armë zjarri, teksa një tjetër nga xhamat e thyer.

Të gjithë të plagosurit janë dërguar në spital, por asnjëri prej tyre nuk është në rrezik për jetën. Viktimat janë të moshës nga 14 deri në 23 vjeç. Motivi i të shtënave nuk është ende i qartë./a2news/

Read Previous

Parashikimi i motit për sot

Read Next

Tre lojtarët më të vjetër që do të luajnë në Euro 2024