Sulltani i Bruneit i ndan Osmanit Urdhrin e Familjes Mbretërore “Laila Utama” dhe titullin e nderit “Datin Laila Utama”

Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se nga Sulltani i Bruneit i është ndarë Urdhri i Familjes Mbretërore “Laila Utama” dhe titulli i nderit “Datin Laila Utama”.

Osmani ka thënë se ky është një nga vlerësimet më të larta që u jepet udhëheqësve të huaj, prandaj e konsideron si një nderim për popullin e Kosovës dhe një dëshmi e miqësisë që po forcojmë me shtetin dhe popullin e Bruneit, shkruan Reporteri.net.

“Mirënjohje të thellë për këtë nderim e respekt! ”, ka shkruar Osmani./Reporteri.net

Read Previous

Sulmi ushtarak i Indisë kundër Pakistanit, vjen reagimi i Trump

Read Next

24 orët e fundit në rajonin e Gjakovës: Sulme ndaj zyrtarëve dhe rritje e dhunës në familje