Qeveria suedeze njoftoi dje Komisionin për rikthimin e kontrolleve në të gjithë kufijtë e saj të brendshëm të Shengenit.
Arsyeja është “kërcënimet serioze për rendin publik dhe sigurinë e brendshme të shkaktuara nga ngjarjet e fundit të lidhura me terrorizmin dhe krimet e rënda që lidhen me një konflikt të armatosur të vazhdueshëm” mes bandave kriminale.
Kësaj here, nuk janë flukset migratore ato që motivojnë kontrollet kufitare, të cilat do të qëndrojnë në fuqi për gjashtë muaj.
Javën e kaluar dy të rinj suedezë u arrestuan në Danimarkë për dy shpërthime që ndodhën pranë ambasadës izraelite në Kopenhagë.
Të dy besohet se janë të lidhur me të shtënat që ndodhën pranë ambasadës izraelite në Stokholm pak ditë më parë. Dhuna e bandave konsiderohet si një emergjencë sigurie si në Suedi ashtu edhe në Danimarkë. /Albanianpost.com