Subvencionet nga Ministria e Bujqësisë, sot hapet thirrja për fermerët

A green row of fresh crops grow on an agricultural farm field in the Salinas Valley, California USA

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka njoftuar të gjithë fermerët se është hapur thirrja për aplikim për gjashtëmujorin e parë të programit të pagesave direkte 2023.

Peci njofton se afati  i aplikimit fillon nga data 10.07.2023 dhe mbaron me datë 18.08.2023 ora 16:00.

“Të dashur fermerë, në vegëzen e mëposhtme e gjeni Thirrjen për Aplikim në të cilën do të njoftoheni në detaje rreth kritereve që duhet të plotësojnë fermerët/aplikuesit, dokumentacionin e nevojshëm për aplikim, si dhe detaje tjera. Afati i aplikimit fillon nga data 10.07.2023 dhe mbaron me datë 18.08.2023 ora 16:00”, ka njoftuar ai.

Detaje rreth aplikimit mund të gjeni duke klikuar KËTU.

/telegrafi/

Read Previous

Hendboll, Kosova përballet sot me Britaninë e Madhe

Read Next

Prokurori i Shtetit: Për 24 orë ndalohen 11 persona