Studimi: Mbi 50% e videove për shëndetin mendor më të ndjekura në Tik Tok përmbajnë dezinformata

Creator: ANTONIN UTZ | Credit: AFP via Getty Images

Njerëzit po i drejtohen gjithnjë e më shumë mediave sociale për mbështetje të shëndetit mendor, por hulumtimi ka zbuluar se shumë ndikues po përhapin dezinformata, duke përfshirë keqpërdorimin e gjuhës terapeutike dhe pretendime të rreme.

Ata që kërkojnë ndihmë po përballen me këshilla të dyshimta, të tilla si ngrënia e portokallit në dush për të reduktuar ankthin, promovimet e suplementeve që lehtësojnë ankthin me prova të kufizuara si shafrani, dhe borziloku, shërimi i traumës brenda një ore dhe udhëzime që paraqesin përvoja normale emocionale si shenja çrregullimi ose abuzimit.

Ekspertët thonë se një informacion i tillë në TikTok është plot me këshilla të dëmshme dhe ndonjëherë të rrezikshme.

Guardian ndau 100 videot më të shikuara të postuara nën hashtag #mentalhealthtips në TikTok me psikologë, psikiatër dhe akademikë, të cilët vlerësuan nëse postimet përmbanin dezinformata.

Ekspertët zbuluan se 52 nga 100 video që ofronin këshilla për përballimin e traumës, neurodivergjencës, ankthit, depresionit dhe sëmundjeve të rënda mendore përmbanin disa dezinformata, ndërsa shumë të tjera ishin të paqarta ose të padobishme, raporton

Shumë nga videot ofronin këshilla të përgjithshme të bazuara në përvojën e ngushtë personale dhe dëshmi anekdotike, të cilat “mund të mos jenë të zbatueshme universal”. /KosovaPress/

Read Previous

Historia e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve

Read Next

Trump njofton se do të rrisë tarifat për çelikun e importuar në 50%