Studenti më i vjetër, mori diplomën e dytë në moshën 98-vjeçare

Giuseppe Paterno, 98 vjeç, më parë u identifikua si studenti më i vjetër në Itali, kur përfundoi studimet universitare dy vjet më parë dhe së fundmi e konfirmoi atë “titull” pas përfundimit të studimeve master, shkruan faqja e Universitetit ku kreu studime ai.

Paterno shtoi diplomën e masterit në histori dhe filozofi nga Universiteti i Palermos.

Diplomën e fundit e mori me notat më të mira, ka thënë familja përmes një postimi në Facebook.

Paterno nuk ka në plan të pushojë dhe dëshiron të shkruajë një roman duke përdorur makinën e tij të shkrimit.

I lindur në vitin 1923, ai u rrit në një familje të varfër në Siçili dhe pavarësisht dashurisë për librin dhe mësimin, si i ri nuk mundi të shkonte në universitet.

Në vend të kësaj, ai shërbeu në marinë gjatë Luftës së Dytë Botërore si 20-vjeçar dhe vazhdoi të punonte si punëtor hekurudhor./Koha.net/

Read Previous

BE-ja iu kërkon vendeve anëtare të ulin përdorimin e gazit rus

Read Next

Von der Leyen: Rusia po përdor energjinë për të na shantazhuar