Stoltenberg takohet sot me Vuçiqin në Bruksel, do të diskutohet rreth ngjarjeve në Kosovë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg do të takohet sot në Bruksel me presidentin serb Aleksandar Vuçiq.

Takimin e ka konfirmuar zëdhënësja e NATO-s, Oana Lunđescu.

Deklaratat e përbashkëta të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s dhe Presidentit të Serbisë janë caktuar për në orën 19:00, thuhet në njoftim.

Biseda është iniciuar nga presidenti Vuçiq javën e kaluar për t’i përcjellë Stoltenberg gjithçka rreth ngjarjeve në Kosovë.

Një raund i ri dialogu do të mbahet sot në Bruksel. I dërguari special i BE-së për dialogun Miroslav Lajçak do të bisedojë me kryenegociatorët e Beogradit dhe Prishtinës, Petar Petkoviq dhe Besnik Bislimi.

Sipas zëdhënësit të BE-së, Peter Stano, fokusi i bisedimeve do të jetë zbatimi i plotë i Marrëveshjes nga 27 shkurti dhe hapat drejt deeskalimit të situatës në veri të Kosovës.

/GazetaSinjali/

Read Previous

SHBA vlerëson rolin e Ramës për Kosovën: Shqipëria partnere solide në inkurajimin e uljes së tensioneve

Read Next

Rusia sulmon sërish Odesën