Stoltenberg: NATO mbështet pauzën humanitare në Gaza

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg deklaroi se vendet anëtare të aleancës ushtarake mbështesin pauzat humanitare për të lejuar që ndihma të arrijë në Gaza.

Stoltenberg u tha gazetarëve se ligji ndërkombëtar duhet të respektohet dhe civilët duhet të mbrohen, shkruan Al Jazeera.

Ai paralajmëroi gjithashtu kundër përhapjes së konfliktit në një luftë rajonale.

“Lufta në Gaza nuk duhet të kthehet në një konflikt të madh rajonal. Irani dhe Hezbollahu duhet të qëndrojnë jashtë kësaj lufte”, shtoi Stoltenberg./abcnews.al

Read Previous

Hill: Destinacioni i vendeve të Ballkanit është integrimi në Perëndim, kjo rrugë do t’ua përmirësojë jetën

Read Next

Zbulohet përplasja verbale mes Benzema dhe Nuno Espirito Santo