Basketbollisti Stephen Curry ka shkruar historinë, duke u bërë shënuesi më i mirë i
historisë së ekipit të Golden State Warriors. Falë 53 pikëvë që ai realizoi sot, në
fitoren 116-107 të ekipit të tij ndaj Denver, ai arriti kuotën e 17.818 pikëve me këtë
fanellë.
Curry ka thyer rekordin që mbahej nga një ikonë e NBA-së, si Wilt Chamberlain, që
ishte ndalur në kuotën 17.783 pikëve me fanellën e Warriors. Chamberlain është
basketbollisti i vetëm në NBA që ka realizuar 100 pikë në një ndeshje.
“Të thyesh rekordin e Wilt është diçka e jashtëzakonshme, pasi të gjithë e dimë se
kush është ai. Emri i tij është në librat e rekordeve të NBA-së. kjo është diçka sureale
për mua. Ai ka shënuar shumë pikë këtu dhe për mua është nder të thyej rekordin e
tij”, tha Stephen Curry.