Arsenal – Chelsea: Statistikat para derbit të Londrës në futboll

Arsenal ka përjetuar formë jo të mirë në javët e fundit në “Premier League”, duke rënë nga pozita e parë në renditjen tabelare.

Ekipi i Mikel Arteta, në 5 ndeshje e fundit në kampionat ka vetëm një fitore, krahas tri barazimeve dhe humbjes së fundit që e pësuan nga konkurrenti tjetër për titull, Manchester City.

Në anën tjetër, Chelsea në 5 ndeshjet e fundit ka 5 humbje, duke përjetuar një nga krizat më të mëdha në historinë e klubit.

Në ndeshjen e parë ndërmjet tyre këtë sezon, që u zhvillua në nëntor të vitit 2022, Arsenal fitoi me rezultat minimal 0-1.

Aktualisht, Arsenal gjendet në pozitën e dytë në tabelë me 75 pikë të grumbulluara, ndërsa Chelsea është në vendin e 12 me 39 pikë.

Derbi i Londrës zhvillohet sot në mbrëmje me fillim nga ora 21:00.

Read Previous

Kurti: Kemi mbështetur rritjen e pagave për 17 mijë punëtorë të sektorit privat

Read Next

Xavi bën parashikimin, tregon cila skuadër e fiton Ligën e Kampionëve