Stano: Nuk ka gatishmëri për vazhdim dialogu nga asnjëra palë

Dialogu mes Kosovës e Serbisë nuk pritet të vazhdojë pa dakordimin e të dyja palëve për rezultate konkrete, gjë që sipas zëdhënësit të Bashkimit Evropian, Peter Stano, po mungon nga të dyja palët.

Ai tha se parakusht për vazhdimin e dialogut është gatishmëria e të dyja palëve për rezultate konkrete, por një gjë e tillë, sipas tij, po mungon.

Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano.

“E kemi bërë të qartë se parakusht për takimin e radhës është gatishmëria e të dyja palëve për të rënë dakord për rezultate konkrete në të mirë të qytetarëve të tyre”, është shprehur Stano.

“Konktatet e fundit të Borell dhe Lajçak me palët kanë treguar se mungon gatishmëria për një gjë të tillë”, ka thënë Stano, njofton Klankosova.tv.

Ndërsa, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me gjysmën e kabinetit të tij kanë udhëtuar për në Bruksel, ku gjatë ditës së nesërme do të takohet me përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Çështje të Sigurisë, Josep Borrell.

/KlanKosova/

Read Previous

​ASK: Rritet 4.4 përqind indeksi i çmimeve të prodhimit

Read Next

Java nisi me shi, por si parashikohet moti për ditët në vijim?