Stano flet për takimin e nesërm në Bruksel

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka folur për takimin e nesërm që pritet të mbahet mes kryenegociaotrëve të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.

Në një konferencë për media, ai është deklaruar edhe për agjendën e takimit të nesërm.

“Rruga përpara për të dyja palët është konfirmimi i angazhimit të tyre konstruktiv në procesin e normalizimit. Rasti i parë për këtë është takimi i kryenegociatorëve më 17 shtator në Bruksel”, tha zëdhënësi i BE-së.

Nuk është ende e qartë nëse do të kenë takim të përbashkët, apo vetëm veç e veç me zyrtarët e BE-së./Express

Read Previous

Ka rritje të intesitetit dhe forcës me të cilën po shfaqen fatkeqësitë natyrore

Read Next

Çmime të larta në shumicën e produkteve të ekspozuara në tregun e madh