“Squid Game” tashmë ka edhe kriptovalutën e tij

Fenomeni “Squid Game”, nga ekranet dhe celularët ku ndiqet në Netflix, po përhapet edhe në fushën e financës, ose më mirë në xhunglën ende të mistershme të kriptovalutave.    

Shoqëria që prodhon serialin e njohur korean ka hedhur në treg të martën edhe një valutë virtuale, e quajtur pikërisht Squid. Rezultati? Sukses domethënës. Squid filloi me një vlerë 1 cent dhe për pak ditë ndodhet tashmë në kuotën e 3 dollarëve, me një rritje rreth 3000%, praktikisht një xhiro që kalon 200 milionë dollarët në pak orë.

Monedha nuk merr vetëm emrin e serialit, por do të veprojë me botën e Squid Game. Mund të shkëmbehet me dollarë dhe euro, por mund të përdoret edhe për blerjen e monedha virtuale “token” që do të jenë të nevojshme për të luajtur në lojën online dedikuar serialit. Sipas përgjegjësve, 10% të fondeve do t’i shkoj programuesve, dhe 90% do t’ i jepet fituesit së lojës.  

Squid është kriptovaluta e radhës që krijohet ose lidhet me një fenomen të caktuar mediatik. Por ekspertët mendojnë që suksesi i tyre duket i përkohshëm, pasi investitorët më të rëndësishëm lodhen nga moda e momentit, duke shkaktuar humbje të mëdha investitorëve me pak përvojë.  /a2news.com/

Read Previous

Origjina e Covid-19 mund të mos zbulohet kurrë

Read Next

Kompania kineze Xpeng shpreson që më 2024 të fillojë prodhimin e veturës fluturuese