Gjendja me virusin Covid-19 ka filluar të zbehet si në gjithë vendin ashtu edhe në komunën e Gjakovës. E gjithë kjo pasi që ka filluar edhe imunizimi i personave me vaksinën anti-Covid. Edhe në spitalin e përgjithshëm “Isa Grezda” numri i të infektuarve me virus ka rënë dukshëm. Drejtori i këtij institucioni, Hilmi Shala tha se tashmë spitali i është rikthyer normalitetit dhe të gjitha repartet janë duke ofruar shërbimet në hapësirat e tyre.
Ai me tutje tha së pacientët tani po kurohen nëpër repartet përkatëse për çka edhe janë të diagnostifikuar.
Apeli i drejtorit Shala ishte që derisa të vaksionohen gjithë qytetarët duhet të bëhet kujdes që mos të ketë rritje të rasteve.