Gjendja me virusin COVID-19 ka filluar të zbehet si në gjithë vendin ashtu edhe në komunën e Gjakovës. E gjithë kjo pasi që ka filluar edhe imunizimi i personave me vaksinën anti-covid. Edhe në spitalin e përgjithshëm “Isa Grezda” në Gjakovë numri i të infektuarëve me këtë virus ka rënë dukshëm.
Drejtori i këtij institucioni, Hilmi Shala tha se tashmë spitali i është rikthyer normalitetit në të gjitha repartet.
Aktualisht 21 pacientë janë të hospitalizuar si të infektuar me COVID-19, ku në gjendje më të rënduar raportohen 13 pacientë që po trajtohen me oksigjeno terapi. Në mesin e pacientëve, 7 janë shtetas të Shqipërisë.