Spiropali: Lindita qëndroi në lartësinë dhe dinjitetin që i takon detyrës

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, ka reaguar pas Lindita Nikolla ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryetares e Kuvendit të Shqipërisë.

Spiropali në një postim në Facebook shkruan se Nikolla qëndroi në lartësinë, dinjitetin dhe drejtësinë që i takon asaj detyre.

“Mirënjohje dhe Respekt për Lindita Nikollën

Kuvendi, posaçërisht vitin e fundit parlamentar, është kthyer shpesh në shesh përsheshi fjalësh, flakadanësh, tymi e zjarri. Lindita qëndroi në lartësinë, dinjitetin dhe drejtësinë që i takon asaj detyre”, shkruan ajo. /Telegrafi/

Read Previous

Szoboszlai i jep Slot fitoren e parë si trajner i Liverpool

Read Next

VIDEO/ Zjarret në Kaliforni, evakuohen mijëra qytetarë