Spiropali: Harmonia fetare, shembull për politikën

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali ka dhënë një prononcim për mediat me rastin e festës së Krishtlindjes te Katedralja e Shën Palit. Gjatë fjalës së saj, Spiropali ka uruar për të gjithë një Krishtlindje të bardhë dhe të gëzuar.

Më tej, Spiropali është shprehur se harmonia fetare duhet të jetë një shembull edhe për politikën për të qëndruar larg gjuhës së përçarjes dhe urrejtjes.

Elisa Spiropali: Krishtlindja është një festë e bekuar për të gjithë. Harmonia fetare është një pasuri e paçmuar e Shqipërisë dhe është një arsye për të cilën ne krenohemi. Harmonia fetare, një shembull dhe për politikën për të ndenjur larg gjuhës së përçarjes dhe urrejtjes.

Të kenë një Krishtlindje të bardhë dhe të bekuar. Mesazhi më i ngrohtë shkon për gratë, fëmijët, të sëmurët, për ata që ndjejnë se duhet të kenë pranë një dorë të ngrohtë. Kjo është dita e mesazhit të dashurisë së madhe që përmes lartësimit shpirtëror, ne mund të kemi në botën tonë, njjë jetë më të paqtë dhe të begatë.  /tvklan.al

Read Previous

Gjysmë milion njerëz pa ngrohje në rajonin e Kharkiv pas sulmit rus

Read Next

OpenAI gati për të hedhur hapin tjetër, vjen radha e robotëve humanoidë me Inteligjencë Artificiale