Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, priti sot zëvendëssekretarin e Përgjithshëm të Fondacionit Konrad-Adenauer, Dr. Gerhard Wahlers.
Spiropali: Demokracia brenda partive politike, kusht për Parlament të shëndetshëm
Kryetarja e Kuvendit, Spiropali, zëvendëssekretari i Përgjithshëm, Wahlers, dhe drejtori i Zyrës për Shqipërinë, Dr. Thomas Kunze, shkëmbyen mendime mbi forcimin e bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Gjermanisë, progresin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE, prioritetet e sesionit parlamentar, përpjekjet për bashkëpunim e dialog konstruktiv me opozitën, përgjegjësinë e partive politike në sistemin demokratik dhe debatin mes tyre, si kusht për një demokraci të shëndetshme, rritjen e eficiencës dhe transparencës së veprimtarive parlamentare, etj. /ATSH/