Nëse sot ngrini sytë nga qielli në momentin e duhur do të shihni sesi Jupiteri dhe Afërdita, dy prej planeteve më të shndërritshme prekin qiellin më afër se kurrë! Planete në fjalë mund të jenë miliona milje larg, por nga Toka do të duken më afër njëra-tjetrës se kurrë. Kjo lidhje harmonike mes tyre ndodh çdo vit, por kësaj here Jupiteri dhe Afërdita do të duken shumë më pranë se zakonisht.
Spektakli i sotëm nuk do të përsëritet më deri në 2039-ën. Mund t’i shihni me sy të lirë në qiell të pastër, pasi pas mbrëmjes së sotme planetet do të ndahen dhe marrin drejtime të ndryshme.
Burimi: CNN, BBC