Specialja arreston Isni Kilajn

Ish kryetari i Komunës së Malishevës, Isni Kilaj është arrestuar me urdhër të Zyrës së Prokurorit të Specializuar në Hagë.

Për këtë kanë reaguar nga Komuna e Malishevës të cilët përmes një postimi në rrjetin social në Facebook kanë shkruar se janë të shqetësuar për arrestimin e ish kryetarit të komunës, Isni Kilaj.

Sipas tyre, policia e EULEX-it ka bastisur shtëpinë e Kilaj, e rrjedhimisht ka shkaktuar edhe panikë dhe shqetësim të të gjithë qytetarëve.

“Ne si komunë, besojmë dhe jemi thellë të bindur se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka qenë luftë e pastër dhe mbi të gjitha ka qenë luftë çlirimtare, madje lufta e popullit të Kosovës, është lufta më e pastër që ka ndodhur ndonjëherë në histori të njerëzimit”, thuhet në postim.

Tutje nga komuna thonë se Isni Kilaj, dhe të gjithë bartësit e luftës çlirimtare, janë të pafajshëm dhe të gjitha këto veprime të gjykatave, i konsiderojnë si veprime politike, që për qëllim kanë njollosjen e luftës për çlirim. /Telegrafi/

Read Previous

Reuters: SHBA po përdor dronë për të zbuluar pengjet që mbahen nga Hamasi

Read Next

Shtatë raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit